"Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin"

“Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin”

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pakuptimtë reagimi i presidentit Aleksandar Vuçiq për aksionin e sotëm në veri të vendit. Për Haradinajn, një reagim i tillë është mbrojtje e krimit.

“Është një operacion në shkallë të vendit, është i drejtuar ndaj personave që janë të involvuar në vepra të paligjshme. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Policia e Kosovës ka zbatuar obligim ligjor. Në Zubin Potok ka pasur tentativa prej trafikantëve që me armë zjarri ta pengojnë këtë operacion. Policia e Kosovës është e aftë ta kryejë detyrën e vet. Është për admirim puna e Policisë së Kosovës. Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin. Është i padrejtë si reagim, dhe është e pakuptimtë me u vë në mbrojtje të krimit”, ka deklaruar ai.

Sa i përket arrestimit të një shtetasi rus, gjatë operacionit të sotëm, ai ka thënë se megjithë se respektojnë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kur një person rrezikon vendin, atëherë duhet të zbatohet ligji në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Dihet cila është agjenda e Rusisë ajo e destabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për këto agjenda duhet punuar kundër këtyre agjendave dhe jemi të suksesshëm, nuk ka vend që nuk zbatohet ligji ne Kosovë”, ka thënë i pari i qeverisë.