"Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit"

“Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit”

Pas shëmbjes së një pjese të hotelit “Adriatik” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur nën gërmadha, edhe një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb në Fushë Kosovë.

Fatmirësisht nga rasti i dytë, sipas policisë,  nuk pati të lënduar.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për shembjen e dy ndërtesave, në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Haradinaj ka bërë thirrje për të gjithë mekanizmat të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës.

Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.“, shkruan Haradinaj në Facebook./21Media