Haradinaj i tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë

Shkon në 13-të numri i të vdekurve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, rreth orë 16:30, shkruan rtv21.tv

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ka shkuar në 13-të numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij 7 kanë ndërruar jetë në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën në spital./21Media

Back to top button