Mazrekaj do të përballet me serbin Razhnjatoviq

Mazrekaj do të përballet me serbin Razhnjatoviq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i ka uruar shumë sukses në meçin e radhës.

“Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës.

Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar!

Me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Boksieri serb, Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca, i ka kërkuar luftë në ring boksierit shqiptar Petrit Mazrekaj.

Boksieri Petrit Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, ka deklaruar se do të boksojë me shumë dëshirë kundër tij./21Media