Haradinaj shprehu ngushëllime për regjisorin e njohur

Haradinaj shprehu ngushëllime për regjisorin e njohur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.

Sipas Haradinajt, ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbrastësirë të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë.

”Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Regjisori dhe profesori i njohur, Bekim Lumi vdiq sot, pas një sëmundjeje të rëndë./21Media