Haradinaj: Institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur

“Nëse në Beograd mendojnë se ne harrojmë, e kanë gabim”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen që e kanë bërë që asnjëherë të ndihet vetëm, por institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur.

“Kur e kam thënë që po duan luftë, e kam pas me të vërtet sepse armikun e keq Serbisë duhet t’ia tregojmë vendin. Këta janë kriminel, këta kanë bërë krime në Kosovë. Nëse në Beograd mendojnë se ne harrojmë, e kanë gabim”, tha ai.

“Duhet t’ia bëjmë ashtu siç ja ka bërë kroati”, tha Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera tha se ata që e krijuar këtë situatë janë po të njëjtit që në kohë të luftës i sulmuan në shtëpinë e tyre në Gllogjan.

“Janë po këta njerëz që kanë provuar me na vra te gjithëve, Vuçiqi, Daçiqi e baba i tyre Milosheviqi”, ka thënë Haradinaj.

Back to top button