“Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese"

“Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese”

Ka filluar manifestimi për Ditën Olimpike 2019, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, vitin 2018 filluan vrapimin e tyre.

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve.

“Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese. Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre”, ishte postimi i Haradinajt.

Ky organizim pritet të mbahet në sheshet kryesore të këtyre 25 komunave.