Haradinaj dhe Anita të buzëqeshur e përcjellin djalin në Gjimnaz

Haradinaj dhe Anita të buzëqeshur e përcjellin djalin në Gjimnaz

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit për një fillim të mbarë shkollor.

Haradinaj ka ndarë me miqtë në Facebook disa fotografi teksa së bashku me bashkëshorten e tij e kanë përcjellur djalin për në Gjimnaz.

Me këtë rast, Haradinaj u zotua se shkollat në Kosovë do të jenë model dhe me standarde evropiane.

Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve evropiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar Haradinaj./21Media