Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryetarit të AAK-së

Haradinaj tani vetëm ushtrues detyre

Ramush Haradinaj muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, tani Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga posti i kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë vendim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai për Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Back to top button