"Sot janë të gjithë Dardanë..."

“Sot janë të gjithë Dardanë…”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përcjellë nga afër “Lojën e yjeve”, që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Haradinaj përmes një shkrimi falënderoi futbollistët, e njerëzit e artit e të kulturës që dhuruan këtë spektakël në “Fadil Vokrri”.

“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica. Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!”, shkroi Haradinaj.

“Loja e yjeve” përfundoi me barazim (4:4)./21Media