Haradinaj ka dy kërkesa legjitime për BE-në

Haradinaj tregon si korrgjohet dialogu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë u shpresë i vendosur se ndaj BE-së janë dy kërkesa legjitime: normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave që nuk ndërlidhet me taksën, por është një e drejtë e vendit. Derisa shprehu bindjen se do të ndodh liberalizmi në një të ardhme të shpejt.

Ndërsa taksa për produktet serbe tha se ajo hiqet kur njohet Kosova nga Serbia.

Haradinaj përsëriti se perspektiva e Kosovës është evropiane. “Na jemi BE”, tha ai. Ndërsa sipas tij, zonja Mogherini e ka çrregullu dialogun dhe e ka rreziku investimin e BE-së në Ballkan dhe na ka shqetësuar krejt neve.

Haradinaj foli edhe për letrat nga BE (Federica Mogherini, Cecilia Malmstrom, Johannes Hahn), për tërheqjen e taksës, ai tha se Mogherini në letrën e fundit ka folur në dialogun në tërësi dhe për delegacionin dhe ndër tjerash flet edhe për draft marrëveshjen që ka përgatitur Kosova. “E vërteta është që Kosova po do dialog”, tha ai. Siç citon Haradinaj Mogheri thotë së marrëveshja është një notic dhe ky është një input në dialogun kur paraqitet Presidenti.

Si korrigjohet dialogu? Kur kornizat ripërseriten se flitet vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende që nuk e kanë njohur njëra- tjetrën.
Sipas Haradinajt, në të kaluar dialogu është udhëheq nga presidenti ndërsa tash është një situatë e re me formimin e delegacionit. “Kush është kush tash nuk është unë me fol se Presidenti është funksion kushtetues i vendit sikurse edhe delegacioni është votu nga Kuvendi, pra është legjitim”, përfundoi Haradinaj./21Media

Back to top button