Haradinaj ka folur për “thumbat” e presidentit

Haradinaj për metaforën e Thaçit: Nuk e di për çka e ka pasur fjalën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, në një konferencë për media i është përgjigjur deklaratës së kreut të shtetit, “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë”.

Sipas Haradinajt, është shumë e vështirë të komentohet ajo çka ka thënë Thaçi, sepse nuk dihet për çka e ka pasur fjalën.

“Shumë vështirë e kom me komentu edhe postimin e presidentit edhe ato se çka ka paralajmëru se një kohë të gjate nuk kemi takime të ndërsjella, nuk po e di për çka e ka pas fjalën, ose nuk po e dimë cka ka mendu konkret. Si qeveri nuk po rrijmë, nuk po e humbim kohën, po punojmë në materie të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse. Do të bëjmë çdo gjë në dispozicion të delegacionit shtetëror për një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi.”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka sqaruar se pse e ka thënë atë deklaratë.

“Në momentin kur jam pyetur dhe kur kam përmendur borën kam qenë në një ngjarje dhe nuk kam dashur t’i përzijë mesazhet. Nuk mund t’i komentoj të tjerat çka ka pasuar”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për grevat, Haradinaj ka thënë se grevat janë rezultat i ligjit.

“Normal që ka greva kur bën ligj pas 20 vjetësh”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj kur ishte pyetur se a do të hiqet taksa 100% ndaj prodhimeve që hynë nga Serbia dhe Bosnja, apo do të rrëzohet Qeveria, kishte thënë “bora do të shkrihet dikur”. Pas kësaj, edhe në pyetje të tjera lidhur me taksën dhe presionin ndërkombëtar për heqjen e saj, Haradinaj u përgjigj ngjashëm./21Media

Back to top button