I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte kryeministri Ramush Haradinaj

Loading...

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte kryeministri Ramush Haradinaj

Edhe më herët kryeministri Haradinaj pati përmendur animin e Bashkimit Evropian kah Serbia, duke thënë se zonja Mogherini si ndërmjetësuese e dialogut përkrahë Serbinë.

Për të arsyetuar këtë Haradinaj përmendi edhe rastin e fundit, ku kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i dërgoi letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të rishikojnë njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Haradinaj deklaroi se ndihen të ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës, pasi sipas tij nuk pati as edhe një deklaratë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për këtë çështje, shkruan rtv21.tv.

“Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se as Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit.

Haradinaj shtoi se kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel, mirëpo sipas tij ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë, dhe e vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë – Serbi është pranimi i të drejtës së Kosovës./21Media