Haradinaj i reagon Kurtit

Haradinaj i reagon Kurtit

Pas publikimit të marrëveshjes së presidentit Hashim Thaçi me NATO-n për kufizime territoriale të veprimit të FSK-së nga kryeministri Albin Kurti, ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai gjatë kohës kur FSK po transformohej në ushtri, ai i ka dërguar një letër Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku e lajmëron se pas votimit të tri ligjeve për FSK-në nga Kuvendi i Kosovës, zhvleftësohen kufizimet territoriale të marrëveshjes së Hashim Thaçit të vitit 2013, shkruan rtv21.tv.

“Siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, shkruan Haradinaj.

Ai thekson se marrëdhënia me Naton për Kosovën është ekzistenciale, andaj duhet të ruhet me urtësi e menquri, dhe nuk bën të luhet për disa tituj populist.

Haradinaj deklaron se Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës./21Media