"Këtë ia kemi borxh Kosovës"

“Këtë ia kemi borxh Kosovës”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur sot kurora lulesh pranë varrit të Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në pjesën kufitare me Malin e Zi.

Ai me këtë rast tha se Dreshaj u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.

“Ky nderim është zotim se amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet. Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që komisionet ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve”, shkruan Haradinaj në Facebook.