Sipas Haradinajt, duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor

Sipas Haradinajt, duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj sot mori pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit me fokus rolin e institucioneve të vendit në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit.

Sipas Haradinajt, askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse.

“Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor”, tha Haradinaj.


Kryeministri theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë. /21Media