Haradinaj ka thënë se sa i përket Kosovës samiti i Parisit do të mbahet

Haradinaj ka thënë se sa i përket Kosovës samiti i Parisit do të mbahet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e nevojshme një marrëveshje kornizë për t’u ditur se çfarë do të dialogohet me Serbinë.

“Edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë çka do të dialogohet. Nuk ka logjikë me dialogu pa i ditë elementet. Me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje ndërkombëtare.”, ka deklaruar Haradinaj

Lidhur me deklarimet nga Serbia se nuk do të ketë samit të Parsit nëse nuk do të hiqet taksa Haradinaj ka thënë se sa i përket Kosovës Samiti do të mbahet.

“Taksa asnjëherë s’është pengesë ne e kemi kërkuar një kornizë të marrëveshjeve ku përfshihet e dhe lëvizja e lirë, pengesë është mosgatishmëria për njohje, jo taksa.”, ka theksuar ai.

Ndërsa, për krijimin e iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për një komision hetimor rreth veteranëve mashtrues, Haradinaj ka thënë se çdo obligim që merr parlamenti është i respektueshëm prej anës së tij, por ka shtuar se kur ka lëndë në gjykata është më mirë t’i lihet në dorë drejtësisë.

Haradinaj ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje./21Media