Haradinaj kërkon përkrahje të vazhdueshme nga Banka Evropiane

Sipas Haradinajt, Kosova është e përkushtuar të vazhdojë partiniretin me BERZH

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot priti në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers,dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën, Patrick Walsh. Anëtarët e Bordit të pranishëm në këtë takim në mesin e tyre përfaqësuan 32 vende të botës.

Haradinaj, ka falënderuar Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që vazhdon të jetë një ndër partnerët  strategjik të Kosovës.

“Ardhja juaj në Kosovë është një mesazh i mirë dhe konfirmim i punës së mirë që kemi pasur gjatë kësaj kohe”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka përmendur se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë partneritetin me BERZH në projektet më të rëndësishme zhvillimore të vendit. siç janë projektet infrastrukturore, të energjisë së ripërtëritshme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Ndër të tjera, Haradinaj u ka kërkuar përfaqësuesëve të kësaj Banke që mbështetja e tyre për ta ndihmuar Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtorët e Bordit të BERZH-it, nga ana e tyre, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës se qeverise ndaj reformave dhe përmirësimin e jetës se qytetarëve.

“Krahas projekteve në infrastrukturë dhe në energji, në këtë takim u theksua edhe rëndësia e zhvillimit të projekteve në sektorin e ujërave, minierave dhe telekomunikacionit. Kryeministri Haradinaj, potencoi edhe rëndësinë që kanë projektet që janë prezantuar në samitin e vitit të kaluar të BERZH-it, disa nga të cilat janë shumë afër implementimit”, bëhet e ditur në komuniaktë.
Gjatë këtij takimi u përmenden edhe masat që ka ndërmarrë vendi për ta rishikuar legjislacionin në vend, në mënyrë që t’i ndihmohet sa më shumë sektorit privat, duke evituar pengesat burokratik

Drejtorët e Bordit të BERZH-it kanë konfirmuar gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës se qeverise ndaj reformave dhe përmirësimin e jetës se qytetarëve. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza si dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka./21Media 

Back to top button