"Alba Festival" mbahet më 29 dhe 30 qershor në Cyrih

“Alba Festival” mbahet më 29 dhe 30 qershor në Cyrih

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane të mbështesin me pjesëmarrje “Alba Festival” që mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Haradinaj ka thënë se diaspora ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe shqiptare kudo në botë. Ai ka thënë se këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre.

Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.”, ka shkruar Haradinaj sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Alba Festival” do të mbahet më 29 dhe 30 qershor të këtij viti në Cyrih të Zvicrës. Pjesë e këtij festivali do të jenë emra të njohur të skenës muzikor shqiptare dhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Artistët shqiptarë që deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre janë: Rita Ora, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lluni, Elvana Gjata, Lluni, Enis Bytyqi, Capital T, Mc Kresha, Ermal Fejzullahu, Lyrical Son, Rina, Lumi B, Gjiko, Butrint Imeri, Dhurata Dora, Kida, Ardian Bujupi./21Media