Haradiaj ka kërkuar që të mbahet me 3 prill seanca për lojërat e fatit

Haradiaj ka kërkuar që të mbahet me 3 prill seanca për lojërat e fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka dërguar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme me 3 Prill 2019, lidhur me shqyrtimin e projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit.

“Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji.”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Këtë projektligji Qeveria e Kosovës e ka miratuar në mbledhjen e djeshme.

Po ashtu edhe edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dje ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, peticionin që kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit./21Media