Haradinaj-Kombëtares: Jam me ju në humbje dhe fitore
14 Nëntor 2017
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përgëzuar kombëtaren kosovare në një mbrëmje të mrekullueshme futbolli
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përgëzuar kombëtaren kosovare në një mbrëmje të mrekullueshme futbolli
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook kryeministri shkroi se mbrëmë përfaqësuesja jonë na dhuroi një kënaqësi të jashtëzakonshme.
“Urime Kosovë, urime Dardanë”!, ishin fjalët e kryeministrit, shkruan rtv21.tv.
“Jam me ju në humbje dhe fitore – ta mbajmë lart dhe pastër flamurin e Shtetit tonë.”, ka përfunduar kryeministri në postimin e tij.
Kosova shënoi një fitore të rëndësishme ndaj kombëtares së Letonisë, me rezultat 4 me 3 pas një ndeshje tejet dramatike./21Media