Zyrtare: Jep dorëheqje ministrja Albena Reshitaj

Zyrtare: Jep dorëheqje ministrja Albena Reshitaj

Ka dhënë dorëheqje Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Albena Reshitaj ishte ministre nga partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo që është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë e minoriteteve./21Media