Kryeministri i Kosovës fton Serbinë që t’i kthehet tavolinës

Kryeministri i Kosovës fton Serbinë që t’i kthehet tavolinës

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj pas takimit me nënsekretarin për çështje politike, David Hale tha se ka paraqitur qëndrimin se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë.

“Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Tutje kryeministri Haradinaj tha se në këtë takim ka ritheksuar se Kosova është gati për dialog dhe ka ftuar Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutohen të gjitha çështjet e hapura, siç ka thënë ai duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Takimi i liderëve kosovarë me David Hale u zhvillua sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett./21Media