Haradinaj uron 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

Haradinaj uron 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, uroi popullin dhe shtetin amerikan me rastin e 243-vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Kosova përket në botën të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.

“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë. Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur.”, shkroi Haradinaj.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës kishin nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se kishte qenë shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument ishte hartuar kryesisht nga 32-vjeçari, Tomas Xheferson./21Media