Haradinaj i ka quajtur mashtrim utopik ordiner zërat se në Kosovë mund të ketë krizë politike për formimin e qeverisë

Haradinaj i ka quajtur mashtrim utopik ordiner zërat se në Kosovë mund të ketë krizë politike për formimin e qeverisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet së shpejti dhe se nuk ka krizë politike në vend.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj i ka quajtur mashtrim utopik ordiner zërat se në Kosovë mund të ketë krizë politike për formimin e qeverisë pas rezultateve të dala nga zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor.

“Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë. Por ky është një mashtrim utopik ordiner!”ka thënë Haradinaj.

Ai tha se “standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodhë. Sipas tij,përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe sipas Haradinaj shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”!

“Ne do t’i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete. Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt. Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kësht u siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit. Kosova do të bëhët dhe do ta ketë Qeverinë e saj, shpejt!”ka përfunduar Haradinaj./21Media