Haradinaj uron Kosovën

Haradinaj uron Kosovën

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka deklaruar se transformimi i FSK-së në ushtri po merr krah.

Haradinaj ka uruar certifikimin e 337 rekrutëve të rinj në FSK, duke thënë se ndjehet krenar që sot iu bashkua brezi i parë i rekrutëve ushtrisë së Kosovës.

“Transforfimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah. Krenar që sot rreshtit të saj iu bashkua brezi i parë i rekrutëve të ushtrisë sonë. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Sot në kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e certifikimit të 337 rekrutëve të rinj, të cilët u bënë pjesë e FSK-së.

Kjo është gjenerata e parë që i bashkohet FSK-së me mandatin e ri./21Media