Sipas Haradinajt kërkesa e Palmer-it është krijimi i institucioneve kredibile

Sipas Haradinajt kërkesa e Palmer-it është krijimi i institucioneve kredibile

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me të dërguarin e Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer në New York.

Ai tha se kërkesa e Palmer është që Kosova të krijojë institucione kredibele pas zgjedhjeve dhe krerët e institucioneve me qenë në krye të detyrave që i presin.

“Kosova është për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues. Kthimi i dialogut duhet me ndodhë sa më shpejt dhe pa kushte”, tha Haradinaj.

Intervistën e realizoi korrespodenti i RTV21, Halil Mula në New York./21Media