Haradinaj kujton Ahmet Kaçikun: Lum atdheu që ka burra si ai

21 vjet që ga rënia heroike e Ahmet Kaçikut

Kryeministri në detyrë , Ramush Haradinaj ka kujtuar Ahmet Kaçikun se në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet dhe katër ditë më pas, ai iu bashkuaatyre, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë.

“Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami. Katër ditë më pas, ai do bashkohet me ta, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë. Ahmeti u kthye nga mërgimi në përgjigjie të Atdheut. Lum Atdheu që ka burra si ai”, ka shkruar Haradinaj.

Kaçiku u lind më 15 janar të vitit 1964. Ahmeti, së bashku me vëllain Hesetin dhe me motrën Lumnien mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit pas një luftimi të ashpër me njësitin e Reçakut, forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe arritën të futen në fshat ku masakruan 45 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra e pleq . Një ditë më vonë, Kaçiku me ushtarët e tij ndërmori aksionin për mbrojtjen e kufomave, të cilat ishin çuar në xhami të fshatit, në pritje për t’u varrosur. Pas katër ditë luftimesh të ashpra kundër forcave serbe, më 19 janar 1999, komandant Ahmeti Kaçiku ra heroikisht./21Media

Back to top button