"Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi"

“Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka kujtuar në dy vjetorin e vdekjes ish-kryeministrin e parë të Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepin.

Haradinaj ka thënë se Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.

“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se përulet me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi./21Media