Haradinaj: Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër

Haradinaj: Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejen e fshatit Shqiponjë të Gjakovës duke thënë se ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë.

“E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje kryeministri ka thënë se sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr./21Media