Haradinaj kujton Ismail Qemalin

“Ismail Qemali ishte Themelues i Shqipërisë”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ismail Qemalin në 101-vjetorin e vdekjes së tij, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka thënë Ismail Qemali, nuk ishte vetëm burrë shteti, ai ishte themelues i Shqipërisë.

“Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte Themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot janë bërë 101 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Qemali është helmuar./21Media

Back to top button