Haradinaj kujton komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli”

“Mbetesh i paharruar në kujtimin tonë’

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli” të UÇK-së, Lulzim Morina i njohur si Komandant Luli, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Komandant Luli i bëri krenar dhe nderoi emrin e Agim Zenelit me brigadën të cilën e udhëhoqi.

“Në luftë, na bëre krenarë. E nderove emrin e Agim Zenelit, me Brigadën 135, që e udhëhoqe. Pas luftës, prapë bashkë ne ndërtimin e paqes. Komandant Luli, u bën 19 vite pa ty, por mbetesh i paharruar në kujtimin tonë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Back to top button