Haradinaj kujton miskrën e Reçakut: Armiku nuk i kurseu!

“Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve”

21 vjet pas masakrës së Reçakut, në Kosovë më dhimbje kujtohen 45 viktimat civile të vrarë nga forcat serbe. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj  e kujton 15 janarin e viti 1999 me pamje nga Reçaku, i veshur kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e atyre që dhanë jetën.

Armiku nuk i kurseu. As pleqtë, as gratë e as fëmijët. Ato motra e vëllezër tonë, u vranë vetëm se ishin shqiptarë.  Nuk kishin faj tjetër. Ata jetonin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre.  Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli”, theksoi Haradinaj.

Masakrën e Reçakut, përmes një komunikate e kanë kujtuar sot edhe pesë shtet e Kuintit, ku ndër tjerash thuhet se Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre./ 21Media

 

Back to top button