AAK e hapur për Nismën dhe AKR-në, por jo edhe për PDK-në

AAK e hapur për Nismën dhe AKR-në, por jo edhe për PDK-në

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një prononcim për media tha se e vlerëson këtë seancë si shenjë të pjekurisë së deputetëve.

Haradinaj pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës u shpreh se janë të hapur për një koalicion të mundshëm më Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re (AKR).

Ndërsa sa i përket deklaratave të kreut të VV-së Albin Kurtit i cili paraprakisht tha se “kjo qeveri e shkuar ka qenë e dështuar”, kreu i AAK-së tha se kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, Albini ishte më i mërzituri.

“Kur kam dhënë dorëheqje Albini ka qenë më i mërzituri, nuk e di pse, pro ai u kanë ma i mërzituni”, u shpreh Haradinaj në një prononcim për media.

Në fund Ramush Haradinaj tha se nuk është penduar që ka qenë në koalicion me PDK-në, por tha se i kanë nda rrugët për qeverisje me këtë parti./21Media