Haradinaj i bindur se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

Haradinaj i bindur se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj iu ka premtuar me vendosmëri qytetarëve të Dukagjinit se do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit.

Ai ka kujtuar edhe premtimin që i kishte dhënë Sali Berisha gjatë një takimi.

“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar ai.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pati thënë se Autostrada e Dukagjinit ka kohë që ka marrë rrjedhën e jetësimit të saj dhe tashmë fati i këtij projekti nuk lidhet me rënien e Qeverisë dhe paralajmërimet për zgjedhje të reja.

Autostrada e Dukagjinit do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Projekti pritet t’u kushtojë taksapaguesve kosovarë rreth 1 miliard euro./21Media