Shala i LDK-së iu përgjigj Haradinajt

Shala i LDK-së iu përgjigj Haradinajt

Kryeministri Ramush Haradinaj duke e komentuar vendimin e tij për marrëveshjen që e njëjta të procedohet në Kuvend, tha se deputetë e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë.

“Po e shoh që jeni në zor të madh, keni thënë se do ta votoni marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash qare pa e votuar”, tha kryeministri.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, iu përgjigj Haradinaj duke thënë se nuk kanë kurrfarë zori dhe do të votojë ashtu siç voton vetë kryeministri.

Më pas Haradinaj e sqaroi votimin e tij në Qeveri të marrëveshjes me Malin e Zi.

“Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapë se prapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet tek ju. Unë e kam dëgjua qëndrimet e subjekteve pulitke për këtë temë… Shikoni, qeveria e re, mundet veç me thonë ja kemi shtua raportin kësaj marrëveshjeje, tani raporti ka mundur me ardh ndaras njëherë raporti pastaj marrëveshja, por për hir me ju ndihmua deputetëve i kemi qua bashkë. Atëherë unë kam votua me kalua në parlament këto vendime”, tha Haradinaj./21Media