“Nëse i pritet Serbisë për njohjen e Kosovës edhe neve na pritet”

“Nëse i pritet Serbisë për njohjen e Kosovës edhe neve na pritet”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sonte zhvilloi një intervistë speciale në RTV 21.

Haradinaj tha që nuk duhet të pranohen kushtet e Serbisë sepse po të pranohen do të ketë pasoja edhe në marrëveshjen finale. Ai gjithashtu potencoi që është në interes që Kosova të njihet nga Serbia, por që ky interes është edhe i tyre dhe jo vetëm i Kosovës.

Edhe Amerika, edhe Evropa kërkojnë suspendimin e taksës. E kërkojnë se është si me thënë porosi pozitive me bo gjeste në të dy anët, me u relaksu gjendja me u mbërri një marrëveshje…Ka ekuivalencë gjithë nga Serbia, nga institucionet e BE-së, nga të gjithë po çka është me rëndësi me e thënë, ne sapo e shpjeguam kush jemi, çka ka ndodh në vendin tonë. Është e pakuptimte, pra ne me pranu presedant sa i bohet shembull me të kërku ty me hekë dorë nga diçka, me të nxjerrë kushte. Në princip kushte mund të nxjerrë pala viktimë, na mudemi me thanë jemi të hidhëruar, jemi të mërzitur, jemi të lënduar se na keni vra, na keni pre, na keni bo këtë edhe ne nuk mundemi me ardh në tavolinë, po i kem do kushte, vijmë nëse kështu kështu… Po nëse ti pranon kushte, ti je duke e pranu pozicionin tënd të gabuar, edhe nuk guxon Kosova me e pranu, se kjo ka pasoja edhe në fund, në marrëveshje finale. Duhet të kuptohet qartë që Kosova ka qenë viktimë, që Kosovës nuk mund t’’i vendosësh kushte edhe nëse dëshiron fqinjësi duhesh me e njohtë Kosovën, kaq”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri foli edhe për taksën ndaj Serbisë, për të cilën tha që nuk mendon që do të hiqet ndonjëherë.

“Nëse do treg, nëse do ekonomi, pra unë nuk mendoj që taksa ka me u hekë ndonjëherë, ju kam thënë edhe në të kaluarën nuk kam desh me vepru me arrogancë, vërtet nuk jemi arrogant në të, po e kemi prej zori, po ne nuk mundemi me i pranu kushtet e Serbisë. Le te harron Serbia që ne do të pranojmë kushte për shkak të dialogut, nëse Serbisë i pritet edhe neve na pritet. Po Serbia deri tash, koha na ka kushtuar vetëm neve, sepse Serbia fiton pare prej nesh në transmisionin e lartë elektrikë, janë dhjetëra milionë në vit, ka fitu në telefoni, në kod telefonik, fiton plot rrafshe tjera pare prej nesh, në hapësirën ajrore në plot sene tjera. Ka fillu me iu kushtu edhe atyne, pra financiarisht po flas, pastaj tash do t’i kushton edhe në dinamikat e integrimit në BE, për shkak se kapitujt do të kenë vështirësi me u mbyllë, ata që janë hapë, sidomos ai 35-shë. Bazuar në këtë, pra ne nuk kemi arsye me paniku pse nuk na ka njohtë Serbia, kemi interes me na njohtë Serbia, por është i ndërsjellët nuk është vetëm i yni është edhe i tyre.”, tha më tutje kryeministri Haradinaj./21Media