Haradinaj: Liberalizmin e vizave brenda 3 muajsh

Sipas Haradinajt me qeverinë e re do të udhëtohet lirshëm

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka rispërseritur se ne rast se do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda 3 muajsh.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se ka ardhur koha për fillimin e ri, që sipas tij është rruga evropiane e vendit.

“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button