141 vjet nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

141 vjet nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Më 10 qershor të vitit 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Kryeministri Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një nga momentet kyçe të historisë për liri dhe pavarësi.

“Sot shënojmë 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një nga momentet kyçe të historisë dhe kthesë për kahen politike të vendit, për liri dhe pavarësi.Vendimet e kësaj date, që u morën për vilajetet shqiptare në atë kohë, u bënë trase e rrugës tonë të deritashme dhe realizimit të aspiratës dhe të drejtës tonë shekullore”, ka shkruar Haradinaj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenti është një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15./21Media