Kryeministri thotë se edhe ky komunitet do të ketë trajtim të barabartë

Kryeministri thotë se edhe ky komunitet do të ketë trajtim të barabartë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e malazezëve në Kosovë.

Ai ka siguruar se ky komunitet do të ketë trajtim të barabartë me të tjerët.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera. Në emër të Qeverisë i falënderova përfaqësuesit e malazezëve në vendin tonë, për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike, duke u zotuar se do të jemi pranë tyre edhe në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se malazezët e Kosovës kishin kërkuar që edhe komuniteti i tyre duhet ta kenë Ditën e shënuar sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë. Ky komuniktet ka propozuar që 21 maji, dita kur u shpall pavarësia e Malit të Zi të futet në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë./21Media