Pamje nga dasma e djalit të Lulzim Kabashit

Pamje nga dasma e djalit të Lulzim Kabashit

Luftëtarit i lirisë, Lulzim Kabashi sonte po e marton djalin  e tij, Diarin me Blerinën. Dasma e çiftit është duke u mbajtur në njërin prej lokaleve luksoze në Kosovë.

Në dasmë i ftuar është edhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij Anita Muçaj.

Me këtë rast Haradinaj uroi Kabashin për martesën e djalit duke i publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook.

E posaçme ndjenja e gëzimit në familjen e luftëtarit të lirisë, Lulzim Kabashi, i cili sonte po e marton të birin. Shumë fat e lumturi Diarit dhe Blerinës“, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se, Kabashi në muajin prill është emëruar Këshilltar i Jashtëm Politik. /21Media