Sonte zhvillohet ndeshja Kosovë - Angli

Sonte zhvillohet ndeshja Kosovë – Angli

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës pret Anglinë në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve për kualifikimet e Evropianit 2020.

Edhe pse Kosova ka humbur shansin për kualifikim, kjo nuk ka ndaluar që të krijohet një atmosferë impozante në kryeqytet.

Në mesin e atyre që janë përgatitur të shkojnë në stadium në mbështetje të kombëtarës është edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij.

Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka ndarë një fotografi ku shihet me bashkëshortën Anitën dhe fëmijët e tyre, të gjithë veshur me duksa në përkrahje të Kosovës.

“Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror”, ka shkruar Haradinaj.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00./21Media

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 17. November 2019