Tregon kryeministri se çka biseduan

Tregon kryeministri se çka biseduan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në mëngjes ka pasur një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Shefi i ekzekutivit përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se kanë shkëmbyer pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Samiti i Parisit do të mbahet më 1 korrik, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron./21Media