Haradinaj: Me VV-në komunikoj vetëm për tema të mëdha

Kryeministri ka treguar rastet kur komunikon me Vetëvendosjen

Pas mbledhjes se Qeverisë, e cila u mbajtë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet që i ka me Vetëvendosjen, si dhe rreth disa thashethemeve në lidhje me vendosjen e kushteve nga ana e VV-së për votimin e buxhetit, kryeministri tha se  me këtë subjekt politik komunikon vetëm për tema të mëdha.

“Me vetëvendosjen zakonisht komunikojë vetëm për  tema të mëdha sikur ka qenë rasti për ushtrinë i kam kërkuar votën, për statutin e Trepçës kemi komunikuar të votojmë së bashku. Dimë se statuti i Trepçës është votuar me 2/3. Komunikime tjera skam pas . Nuk e përjashtoj mundësin se ka pas komunikime në nivele të caktuara por, jo me mua”, deklaroi kryeministri.

Edhe në këtë konferencë, kryeministri është pyetur për pezullimin e taksës, i cili është shprehur se nuk do ta heqë atë./21Media 

Back to top button