Një lajm i mirë për familjet me asistencë sociale

Familjeve me asistencë sociale do t’u paguhen detyrimet e ujit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që familjeve të cilat marrin asistencë sociale t’ u paguhen detyrimet e ujit.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim.”, ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe vendimin mbi këtë çështje./21Media

 

 

Back to top button