Haradinaj merr me shumë vota se Veseli në Gjakovë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma në Gjakovë kanë marrë 14 mijë e 982 vota

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe partitë tjera, Ramush Haradinaj ka arritur të marrë me së shumti vota në Gjakovë, se sa liderët e dy partive tjera, Kadri Veseli i PDK-së e Fatmir Limaj i Nisma për Kosovën.

Sipas të dhënave nga rezultatet preliminare, del se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë 9 mijë e 700 vota.

Ndërsa, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka qenë edhe bartës i listës, ka marr 3 mijë e 421 vota.

Shumë më pak se Veseli e Haradinaj, është votuar lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, i cili ka arritur të marr vetëm 868 vota në të gjitha vendvotimet në komunën e Gjakovës./21Media

Back to top button