Haradinaj merret në pyetje nga policia

Haradinaj është intervistuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është intervistuar dje në Pejë nga policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka shpjeguar edhe arsyen pse është intervistuar Haradinaj.

“Me urdhëresë të prokurorit të shtetit Policia e Kosovës në cilësinë e palës së dëmtuar, e ka intervistuar personin që ju po i referoheni, për shkak të vrasjes së vëllaut të tij, vite më parë. Prokuroria Themelore e Pejës është duke i marrë të gjitha masat e nevojshme ndriqimin e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.

Enver Haradinaj ishte vrarë në prill të vitit 2005, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo kishte qenë vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj ishin vrarë gjatë luftës, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj javë më parë në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, duke iu referuar edhe vrasjes së vëllait të tij Enverit është shprehur se shumica e vrasjeve që janë bërë pasluftës në Kosovë, janë bërë nga Beogradi. /21Media

Back to top button