Haradinaj: Procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet

Haradinaj: Procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa nuk do të hiqet. Duke folur për samitin e Brdo Brijunit, Haradinaj ka deklaruar se Mogherini në këtë takim ka kërkuar që taksa të hiqet, për ta ‘ndarë Kosovën’.

“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. A i ra ashtu? Si të hiqni taksën thërras takimin. A përkthehet kështu.Shyqyr zoti kena qellu do në vend qe i kemi lexu këto projekte, taksa nuk hiqet, Mogherini e ka kry detyrën”, ka deklaruar Haradinaj.

Duke folur për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi për një marrëveshje finale, Haradinaj ka deklaruar se tashmë është në duar të sigurta dhe nuk rrezikohet të flitet për ndarje.

“Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet”, ka thënë ai.

Haradinaj ka komentuar pjesëmarrjen e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas Haradinajt, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës janë mes dy popujsh, e jo mes individëve dhe ka vlerësuar se ka pasur ambasadorë dhe do të ketë ambasadorë edhe pas Vlorës.

“Ka pas ambasadorë para saj e do të ketë edhe pas saj. Janë marrëdhënie mes vendeve. Temat e interesit nacional, shumica e ambasadorëve s’i kanë paraqitur si kryeministri. Ka pas ndarje të brendshme, besoj se e dinë secili që është mirë të konsultohemi për të shkuar me qëndrime të caktuara”, ka thënë ai./21Media