Haradinaj: Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë

Haradinaj: Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka nderuar heronjtë e lirisë në Arlington National Cemetery, në Washington.

Ai tha se Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri.

“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë në Arlington National Cemetery në Washington. Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën. Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media