Kryeministri bën homazhe te lapidari dhe varret e heronjve

Kryeministri bën homazhe te lapidari dhe varret e heronjve

Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot nderon heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Në ora 12:00 bën homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Kurse në ora 12:20, Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ndërmjet 11 e 12 janarit, 35 vjet më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë./21Media